Vitija ironikisht propozon që shëndetësia t’i jepet partisë së Mimoza Kusarit: Po udhëheq me punësime në spitale - NACIONALE

Vitija ironikisht propozon që shëndetësia t’i jepet partisë së Mimoza Kusarit: Po udhëheq me punësime në spitale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari që mbulon sektorin e shëndetësisë, Bujar Vitija, ka propozuar ironikisht që Ministria e Shëndetësisë t’i jepet subjektit politik “Alternativa”.

Vitija mendon kështu duke iu referuar raportimeve se dhëndri i kryetares së këtij subjekti, Mimoza Kusari-Lila, është emëruar në Bordin e Ankesave në Agjencinë për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Si dhe një reagim të Qendrës së VV-së në Gjakovë se Kusari-Lila po ndikon në emërime në Spitalin e Gjakovës dhe Mjekësi të Punës.

“Jepjani Alternativës Ministrinë e Shendetësië. Edhe ashtu kjo parti po udhehëq me shëndetesinë, me emërime dhe punësime në spitale e borde”, ka shkruar Vitija

Lajme të ngjashme