Viti i ri shkollor nis me probleme, shumë prindër ende pa rimbursim për tekstet - NACIONALE

Viti i ri shkollor nis me probleme, shumë prindër ende pa rimbursim për tekstet

2 orë më parë

nga NACIONALE

Mijëra nxënës në të gjithë Kosovën i janë rikthyer sot bankave shkollore, duke nisur vitin e ri shkollor 2026/2027, por fillimi i mësimit po shoqërohet edhe me probleme.

Përderisa nxënësit nga klasat e para deri në arsimin e mesëm kanë nisur procesin mësimor pas pushimeve verore, shumë shkolla ende nuk janë plotësisht të gatshme.

Në anën tjetër, shumica e prindërve ende nuk janë rimbursuar për tekstet shkollore, ndonëse viti i ri shkollor tashmë ka nisur.

Ky "kaos" me libra ka nodhur si pasojë e vonësave nga Ministria e Arsimi.

Ministria e Arsimit miratoi katalogun përfundimtar të teksteve shkollore dhe njoftoi për ekzekutimin e mjeteve për prindërit vetëm më 27 gusht, katër ditë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Kjo bëri që shumë prindër t’i siguronin tekstet vetëm në ditët e fundit para fillimit të mësimit. Më 30 gusht, në libraritë e Prishtinës u raportuan radhë të prindërve që po blinin tekstet, ndërsa vonesa në ekzekutimin e mjeteve dhe publikimin e çmimeve finale kishte shtyrë një pjesë të blerjeve deri në ditët e fundit.

Vetë Ministria e Arsimit kishte njoftuar më 20 gusht se procesi i negocimit të çmimeve me shtëpitë botuese ende nuk kishte përfunduar dhe u kishte bërë thirrje prindërve të prisnin me blerjen e teksteve.

Lajme të ngjashme