Visar Azemi takon nëndegët e qytetit në Ferizaj: Bashkë jemi më të fuqishëm - NACIONALE

Visar Azemi takon nëndegët e qytetit në Ferizaj: Bashkë jemi më të fuqishëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Visar Azemi nga rradhët e LDK-së, i cili do të jetë edhe kandidat për kryetar të Ferizajt ka takuar nëndegët e këtij qyteti.

“Ky është momenti i duhur për të bashkuar forcat, duke u bërë bashkë për të kontribuar në ndryshimin që e duam për qytetin dhe për Kosovën.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

E plotë:

Sonte, me përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga nëndegët e qytetit të Ferizajit, u mblodhëm në hapësirat e Teatrit “Adriana Abdullahu” për një takim të ngrohtë dhe mobilizues.

Ishte një mbrëmje e mbushur me pasion, vullnet dhe propozime të shumta për të ardhmen e qytetit tonë.

Diskutimi ishte i hapur, me ide dhe plane konkrete për një Ferizaj më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.

Ky është momenti i duhur për të bashkuar forcat, duke u bërë bashkë për të kontribuar në ndryshimin që e duam për qytetin dhe për Kosovën.

Për një Ferizaj dhe një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar, dhe më të drejtë për çdo qytetar.

Lajme të ngjashme