Visar Azemi: Nga “Tubimi i Ndryshimit” LDK dërgoi mesazh; ndryshimi nuk është larg, vjen më 9 shkurt - NACIONALE

Visar Azemi: Nga “Tubimi i Ndryshimit” LDK dërgoi mesazh; ndryshimi nuk është larg, vjen më 9 shkurt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Visar Azemi nga rradhët e LDK-së ka shkruar në Facebook në lidhje me “Tubimin e Ndryshimit”, që LDK e mbajti këtë të enjte në Prishtinë.

“Nga ky tubim masiv, LDK dërgoi një mesazh të qartë për gjithë qytetarët: ndryshimi nuk është larg, ai vjen më 9 shkurt 2025.

Turneu i Ndryshmit është një udhëtim për gjithë ata që besojnë se mund të ndërtojmë një Kosovë ku ka drejtësi dhe zhvillim.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

E plotë:

Turneu i Ndryshimit ka nisur sot në Prishtinë!

Në një atmosferë energjike dhe me mbështetje të fuqishme kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga 5 degë të Prishtinës.

Nga ky tubim masiv, LDK dërgoi një mesazh të qartë për gjithë qytetarët: ndryshimi nuk është larg, ai vjen më 9 shkurt 2025.

Turneu i Ndryshmit është një udhëtim për gjithë ata që besojnë se mund të ndërtojmë një Kosovë ku ka drejtësi dhe zhvillim.

Nesër, turneu vazhdon në Viti, ku bashkë do të ngremë zërin për të ardhmen që e meritojmë.

Është koha të bashkohemi për ndryshimin që na duhet.

Lajme të ngjashme