Veturës me targa RKS në Kroaci i shkruhet “Kosova është Serbi” - NACIONALE

Veturës me targa RKS në Kroaci i shkruhet “Kosova është Serbi”

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Ermina Lekaj Prljaskaj, ka publikuar një video që sipas saj është bërë në qendër të Opatisë.

Në video, një burrë shkruan në një makinë me regjistrim të Kosovës: Kosova është Serbi.

“Veprime të tilla shkaktojnë përhapje të urrejtjes, intolerancës dhe përçarjes mes popujve, diskriminim dhe ndezje të urrejtjes ekzistuese ndaj populli shqiptar”.

Ajo potencoi se Opatia ka qenë qytet multikulturor ndër shekuj, e veprime të tilla sipas Lekajt, shkaktojnë imazh të keq për turizmin në Kroaci.\

Lajme të ngjashme