Vetura në lëvizje goditi veturën e ndaluar në shiritin emergjent: Katër persona të lënduar nga aksidenti në Komoran - NACIONALE

Vetura në lëvizje goditi veturën e ndaluar në shiritin emergjent: Katër persona të lënduar nga aksidenti në Komoran

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi të mërkurën mbrëma në Komoran.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, në këtë aksident janë lënduar katër persona, dy prej tyre me lëndime të rënda trupore.

Policia ka bërë të ditur se “vetura në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar ka goditur veturën e ndaluar në shiritin emergjent.

Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

AKSIDENT KOMUNIKACIONI ME LËNDIME TRUPORE

Komoran /13.12.2023-18:20. Raportohet për aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore. Vetura në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar ka goditur veturën e ndaluar në shiritin emergjent , në të cilën gjendeshin tre persona. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ku dy nga ta me lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Lajme të ngjashme