Vetura e mërgimtarëve shkel në një nga pjesët e gjelbëruara të kryeqytetit
Një veturë me targa të huaja është pozicionuar në një nga pjesët e gjelbëruara të kryeqytetit.
Në një fotografi të publikuar nga gazetarja Flaka Surroi, shihet se pasagjeret teksa bëheshin gati për fotografi, ani pse e dinin se ishin duke shkelur rregullat e komunikacionit.
Gjithsesi, këto probleme në komunikacion janë evidente gjithmonë, teksa kërkohet nga autoritetet që t'i mbulojnë pjesët e gjelbëruara.
Më poshtë edhe pamjet e publikuara nga gazetarja, teksa siç ka bërë të ditur vet ajo, targat nuk i mbuloi për shkak të arrogancës së udhëtareve.

