Veton Berisha denoncon në Polici ngacmimin seksual të 4-vjeçares nga një person në Prishtinë - NACIONALE

Veton Berisha denoncon në Polici ngacmimin seksual të 4-vjeçares nga një person në Prishtinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka denoncuar në Policinë e Kosovës rastin e ngacmimit seksual të një vajze 4-vjeçare nga një person në Prishtinë.

Berisha ka thënë se vajza i takon njërit nga komunitetet jo shumicë në Kosovë duke kërkuar që kushdo që i njeh prindërit e saj apo ngacmuesin të lajmërohen tek ai.

E takova hetuesin e rastit i cili më siguroj që do të jetë shumë i përkushtuar në identifikimin e ngacmuesit që dëgjohet në video!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Përndryshe Policia për Nacionalen ka konfirmuar se rasti i ngacmimit seksual po hetohet nga ana e tyre.

Shkrimi i tij i plotë:

DENONCIM RASTI I NGACIMIT SEKSUAL

Sot në Staciodnin Policor Qendra në Prishtinë në cilësi të përfaqësuesit të komunitetit Egjiptian kam DENONCUAR rastin e ngacmimit seksual nga ana e një përsoni për momentin i pa njohur ndaj një të miture (lypsare) në gjendje të rëndë ekonomike e sipas të gjitha gjasave vajza i takon njërit nga komunitetet jo shumicë në Kosovë që u transmetua mbrëmë në faqën e Kiks Kosova!

E takova hetuesin e rastit i cili më siguroj që do të jetë shumë i përkushtuar në identifikimin e ngacmuesit që dëgjohet në video!

P.S. Të gjith ju që i njifni prindërit e vajzës së vogël dhe eventualisht e njifni zërin e ngacmuesit ju lutëm shumë më shkruani privat sepse do e ndimoni zbulimin e rastit në fjalë!

Gjithmonë afër popullin

Veton Berisha

Lajme të ngjashme