Vetëvendosje: 5 muaj nga sulmi në Banjskë, ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria Speciale
Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se janë bërë pesë muaj që nga sulmi në Banjskë dhe se deri më tani nuk asnjë aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Edhe kësaj radhe, VV-ja ka shkruar në Facebook se pavarëissht se janë shpalosur të gjitha prova, nuk ka asnjë aktakuzë
“Me 24 shkurt u bënë 5 muaj nga sulmi terrorist i organizuar nga Serbia me qëllim aneksimin e veriut. Deri tash janë shpalosur qindra prova dhe zbuluar pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në atë sulm. Por, edhe pas gjithë këtyre muajve dhe provave ende nuk ka asnjë aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për këtë rast.” – ka shkruar faqja zyrtare e Vetëvendosjes në Facebook.
Kujtojmë se partia në pushtet në vazhdimësi ka kritikuar Prokurorinë Speciale se nuk po punon.