Protesta e veteranëve të UÇK-së: Hidhen telefonë në hapësirën e EULEX-it në shenjë protestë ndaj Speciales
Protesta e thirur nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së para selisë së EULEX-it në Fushë Kosovë tashmë ka filluar.
Në këtë protestë, kryetari në detyrë i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku ka mbajtur një fjalim, ku ka akuzuar Gjykatën Speciale për shqetësimin ndaj familjarëve të veteranëve të UÇK-së.
Pas fjalimit, veteranët e UÇK-së kanë hedhur disa telefonë në drejtim të hapësirës së EULEX-it, që shërbeu ditë më parë si hapësirë për të konfiskuar telefonin e Rrustem Mustafës, ish-komandant Remit.
Ndryshe në protestë është parë edhe Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së.
