Vetëplagoset një person me armë zjarri në Prishtinë, policia i gjen edhe marihuanë - NACIONALE

Vetëplagoset një person me armë zjarri në Prishtinë, policia i gjen edhe marihuanë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një person ka përfunduar në QKUK pasi dyshohet se u vetëplagos nga pakujdesia me armë zjarri në Prishtinë.

Policia konfiskoi nga i dyshuari një pistoletë me gjashtë fishekë, një predhë të shkrepur dhe një sasi të dyshuar marihuane.

Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet për posedim të paautorizuar të armës dhe substancave narkotike.

Lajme të ngjashme