Vetëm pak ditë pas marrëveshjes, armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit në rrezik
Nuk ka kaluar as një javë nga armëpushim delikat që presidenti Trump e kishte shpallur si arritje të madhe duket se është seriozisht i dëmtuarm raporton BBC. Si qeveria izraelite ashtu edhe Hamasi po fajësojnë njëra-tjetrën.
Forcat Ajrore të Izraelit po kryejnë sulme ndaj zonave në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ndërsa ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka bërë thirrje për rifillimin e luftimeve në Gaza me “forcë të plotë”.
Vetëm dy ditë më parë dëgjuam nga dy prej negociatorëve kryesorë të presidentit Trump në arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Steve Witkoff dhe Jared Kushner i thanë stacionit partner CBS se sulmet ajrore izraelite ndaj Katarit gjatë bisedimeve të paqes muajin e kaluar ishin një nga arsyet kryesore që e shtynë presidentin Trump të ndalte luftën.
Katari ishte lidhja e negociatorëve me Hamasin. Ata thanë se “ai kishte ndjerë që izraelitët po dilnin disi jashtë kontrollit me atë që po bënin.”