Vetëm Kroacia e Serbia kanë çmime më të larta, Kosova e treta në Ballkan për apartamentet më të shtrenjta - NACIONALE

Vetëm Kroacia e Serbia kanë çmime më të larta, Kosova e treta në Ballkan për apartamentet më të shtrenjta

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova radhitet e treta në Ballkan për apartamentet më të shtrenjta.

Sipas një grafikoni të publikuar nga “Radio Evropa e Lirë”, bazuar në Agjencitë për Statistika, vetëm Kroacia e Serbia kanë çmime më të larta të apartamenteve të reja se sa në Kosovë.

Këto të dhëna, tregojnë se një metër katror në ndërtesat e reja në Kosovë kushton mesatarisht 1300 euro.

Ndërkaq, vitin e kaluar, një metër katror kushtonte 1070 euro mesatarisht.

Në Shqipëri, banesat kushtojnë më së liri në rajon dhe kanë rritjen më të vogël të çmimeve, prej katër për qind.

Një metër katror në ndërtesat e reja në Shqipëri kushton mesatarisht 1143 euro.

Ndërkohë, çmim pak më i lartë është në Bosnje e Hercegovinë me 1150 euro mesatarisht.

Lajme të ngjashme