"Vetëm drejtësi jo" - Ministrja Haxhiu reagon pasi Shaban Gogaj u dënua vetëm 7 vjet e 6 muaj - NACIONALE

"Vetëm drejtësi jo" - Ministrja Haxhiu reagon pasi Shaban Gogaj u dënua vetëm 7 vjet e 6 muaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka reaguar pas shpalljes së Aktgjykimit ndaj Shaban Gogajt, i cili vrau Agonis Tetajn, 4 vite më parë.

Rast ky, të cilin e pa e gjith Kosova, pasi familjarët e të vrarit Agonis Tetaj, publikuan pamjet e vrasjes.

Haxhiu, denimin prej 7 vjet e 6 muaj për tashmë të dënuarin Shaban Gogaj, po e sheh si shumë të ulët. Ajo ka bër thirrje që të shqyrtohen të gjitha rrugët ligjore në lidhje me këtë rast, duke e mbyllur reagimin e saj me fjalët “aktjgykimi i sotëm mund të jetë gjithçka, vetëm drejtësi jo

Reagimi i plotë i Haxhiut:

“Një djalë i ri, në një ditë normale e në vendin e tij të punës, vritet tragjikisht.

Procesi gjyqësor ndaj personit të dyshuar është zhvilluar me shumë probleme dhe është karakterizuar me shumë çështje që e kanë penguar një proces të drejtë dhe efikas.

Si ministre e Drejtësisë nuk kam mandat e as intencë për të ndërhyrë në asnjë rast gjyqësor, mirëpo është e domosdoshme të theksohet se sikur opinioni publik, jam e shqetësuar me mënyrën e administrimit të këtij procesi, përfshirë këtu edhe shkallën e dënimit me aktgjykimin e sotëm. Është vendim i padrejtë e skandaloz!

Shteti i së drejtës kërkon vendosmëri të personave që ushtrojnë detyrën zyrtare në organet që janë bartëse të sistemit të drejtësisë. Pra, kemi nevojë për prokurorë të ndershëm e profesionistë që me precizitet hetojnë rastet dhe po ashtu gjyqtarë që marrin vendime brenda suazave të ligjshmërisë dhe në përputhje me provat e faktueshme të rastit.

Në këtë drejtim, bëj thirrje që të merren në konsideratë të gjitha rrugët ligjore për rastin e vrasjes së të ndjerit, Agonis Tetaj, në mënyrë që të vendoset ligjshmëria e plotë dhe të jepen vendime meritore.

Aktgjykimi i sotëm mund të jetë gjithçka tjetër vetëm drejtësi jo!”

Lajme të ngjashme