Vetëm 3% e lexuesve në Viber thonë që Kurti ka bërë mjaftueshëm kundër rritjes së çmimeve - NACIONALE

Vetëm 3% e lexuesve në Viber thonë që Kurti ka bërë mjaftueshëm kundër rritjes së çmimeve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Administratorët e Nacionales në Viber kanë hapur në mesditën e sotme një sondazh në të cilin kanë shtruar një pyetje fare të thjeshtë: “A ka bërë mjaftueshëm Qeveria Kurti për të luftuar rritjen e çmimeve?”

Përgjigja në këtë pyetje ishte thuajse njëzëshme nga lexuesit e Nacionales në këtë grup që numëron rreth 12 mijë anëtarë.

Mbi 95 për qind të votuesve kanë zgjedhur “JO” në mesin e tri alternativave të ofruara nga administratorët. Numri total i votave deri në orën 17:31 është 853 sosh.

Në përgjigjen PO kanë votuar pak mbi 3 për qind të votuesve, ose vetëm 31 vetë. Në anën tjetër, me “Nuk e di” janë përgjigjur shtatë vetë.

Sot Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një veprim me propozimin e një projektligji që do të mbronte furnizimin me produkte themelore të qytetarëve, por i cili pritet të mos hyjë në fuqi deri në fund të vitit.