Vërshimet në disa rajone të Kosovës, Hoxhaj: Duhet të ketë reagim nga niveli qendror - NACIONALE

Vërshimet në disa rajone të Kosovës, Hoxhaj: Duhet të ketë reagim nga niveli qendror

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar reagimin e institucioneve qendrore për vërshimet në disa rajone të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se vetëm veprimet e institucioneve lokale nuk janë të mjaftueshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se veprimi i institucioneve qendrore është urgjent.

“Me shqetësim po i përcjell lajmet për përmbytjet në disa komuna të Kosovës. Pavarësisht reagimeve të institucioneve lokale, në këto momente, duhet të ketë reagim nga niveli qendror, pa vonesa dhe pa justifikime, të reagojnë menjëherë, me përgjegjësi të plotë, për të mbrojtur jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme