“Vendosjen e minave anti-tank, snajperistë”: Kurti jep detaje për ushtrimet e grupit të Radojiçiqit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë të paralajmëruar dje, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Në konferencën për medie, Kurti ka treguar se grupi i Milan Radojiçiqit kishte planifikuar të sulmonte sërish gjatë nëntorit të këtij viti.
“Gjatë muajit nëntor 2023 ka pasur planifkime që të kryhet një sulm të komunës së Zubin Potokut me qellim marrjen e viles se Radoicicit që ndodhet në brigjet liqenit të Ujmanit, por këto plene janë pezulluar përkohësisht për shkak të këtyre zgjedhjeve në Serbi”, është shprehur Kurti, duke dhënë detaje tjera.
Kurti tregoi edhe se çfarë ushtrime po kryejnë grupi i Radojiçiqit.
“Trajnimet drejtohet nga ushtarak të pensionua serb, të cilët kanë grada të larta si gjeneral, kolonel e nënkolonel dhe të cilët kanë njohuri për Kosovën, të cilët mabese kanë sherbyer në ushtri edhe gjatë kohës së fundit. Ushtrimet janë duke i kryer për vendosjen e minave antitank në kushte dimerore dhe për snajper”, ka thënë Kurti.