Vendosja në kokë e plisit, prerja e shiritave: Kurti tashmë e ka filluar fushatën zgjedhore - NACIONALE

Vendosja në kokë e plisit, prerja e shiritave: Kurti tashmë e ka filluar fushatën zgjedhore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Shenoll Muharremi ka komentuar aktivitet e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka vlerësuar se këto aktivitet tregojnë që Kurti e ka nisur fushatën zgjedhore për zgjedhje të reja.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka përmendur të gjitha aktivitet e fundit të Kurtit.

"Albin Kurti tashmë e ka fillu fushatën zgjedhore? -Prerje shiriti në Leposaviq (veriu) -Vendosje e Plisit në Boletin ("patriotizmi") -Flamurin Kuq e Zi në Kuvend ("nacionalizmi") -Vendosje gurthemeli sot në Istog (puna qeveritare) -Konfrontim i vazhdueshëm me paritë tjera (polarizim) Duket që ka kogja indikatorë kredibil, apojo.

Lajme të ngjashme