Vendimi për targat: Policia patrullon në Jarinjë - NACIONALE

Vendimi për targat: Policia patrullon në Jarinjë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës nga sot e ka nisur së zbatuari planin e Qeverisë së Kosovës për automjetet me targa serbe që qarkullojnë brenda shtetit. Ekipet e policisë janë parë sot edhe në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Plani i Qeverië për targat është paraparë që të ndahet në tri faza dhe nis së zbatuari nga 1 nëntori deri më 21 prill të vitit 2023.

Sipas ministrit Sveçla, më 1 nëntor fillon shqiptimi i masës së qortimit për pronarët e makinave me targa serbe “me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në cilëndo nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS”, referencë për Republikën e Kosovës.

“Ftoj të gjithë qytetarët tanë të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’ apo ’ĐA’ nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend”, ka thënë Sveçla përmes një postimi në Facebook.

Lajme të ngjashme