Vendet e G7-ës thonë se nuk do t’i njohin kurrë referendumet e Rusisë në Ukrainë - NACIONALE

Vendet e G7-ës thonë se nuk do t’i njohin kurrë referendumet e Rusisë në Ukrainë

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Në një deklaratë të përbashkët, vendet e Grupit të Shtatë (G7) thanë se nuk do t'i njohin kurrë referendumet "e rreme" të Rusisë.

“Referendumet” e mbajtura në katër zona të okupuara nga Rusia të Ukrainës ishin një përpjekje e Moskës për të krijuar një pretekst “të rremë” për ndryshimin e statusit të territorit sovran të Ukrainës, thuhet në deklaratë.

Udhëheqësit e G7 thanë:

Ne kurrë nuk do t'i njohim këto referendume që duket se janë hap drejt aneksimit rus dhe nuk do të njohim kurrë aneksimin e supozuar nëse ndodh.”

Lajme të ngjashme