Veliu beson se "kthimi në punë i serbëve, është diskutuar në Bruksel mes palëve" - NACIONALE

Veliu beson se "kthimi në punë i serbëve, është diskutuar në Bruksel mes palëve"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, në një pronocim për Gazeta Blic, ka ngritur dyshime se në takimin në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, është diskutuar edhe për kthimin e serbëve në institucione.

Veliu ka thënë se nuk ka informacion por beson se është diskutuar edhe për këtë çështje.

Edhe pse nuk ka informacion nga Qeveria për marrëveshje për targat, unë besoj se edhe ky element është diskutuar mes palëve! Unë së paku kështu mendoj!”, ka thënë ai.

“Policë, gjyqtarë e prokurorë e staf administrativ u tërhoqën nga vendet e tyre të punës në institucionet e Kosovës pasi që iu “mbeti hatri” me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat ilegale “KM”, “PR”, “PZ” e të tjera , vendim ky që ‘ra në ujë’ pas një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.”, ka thënë ai.

Veliu ka thënë se kthimi i serbëve në institucionet që janë larguar, është në dorë të kryeministrit, Albin Kurti.

Për sa i takon formës së kthimit të atyre qe i kanë lëshuar institucionet, për atë duhet të vendosë Qeveria!”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme