Veliu: Veprimet e Kurtit janë të pamatura - NACIONALE

Veliu: Veprimet e Kurtit janë të pamatura

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, ka reaguar pas veprimeve të Kurtit ndaj situatës në veri.

Veliu, ka thënë se veprimet e kryeministrit Kurti, janë të pamatura dhe jo në interes të vendit.

“Veprimet e Kurti nuk janë as të duhurat e as të mençura. Janë të pakoordinuara edhe me faktorin e brendshëm edhe ndërkombëtarë veprime që Kosovën e kanë kthyer shumë mbrapa dhe të pa matura dhe jo në interes të vendit. Do të duhej të veprohej në koordinim me SHBA-në gjithmonë”, tha Veliu.

Sipas tij, situata në veri është mjaft e tensionuar dhe çdo kundërveprim i palës serbe do të dëmtojë Kosovën.

“Situata është mjaftë e tensionuar. Kundërveprimet e palës serbe e dëmtojnë Kosovën dhe procesin dhe nuk kanë qenë në interes të vendit të zhvillohen në këtë mënyrë ngjarjet, do të duhet një koordinim më i mirë”, u shpreh ai për Front Online.

Lista Serbe të shtunën dha dorëheqje nga të gjitha institucionet, ndërsa komandantët serbë të Policisë së Kosovës në rajonin e veriut të vendit i zhveshën uniformat e tyre, para zyrtarëve të Listës Serbe në Zveçan.

Lajme të ngjashme