Vdiq një grua pasi ra nga hapësira e ashensorit: Si ndodhi rasti në Prizren? - NACIONALE

Vdiq një grua pasi ra nga hapësira e ashensorit: Si ndodhi rasti në Prizren?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast tragjik në Prizren.

Sipas Policisë së Kosovës, një grua ka vdekur si pasojë e rënies në hapësirën e ashensorit.

“Ju informojmë se me datë 20.06.2024, rreth orës 20:50 kemi pranuar një informatë për një person të lënduar të dërguar nga Urgjenca në Emergjencen Spitalore. Pasi patrulla është angazhuar në rast, është vërtetuar që rasti kishte ndodhur në Prizren, deri te incidenti kishte ardhur pasi viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapsiren e liftit nga kati i dytë dhe për pasoj viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima nuk ka mundur t’u përballojë plagëve dhe kishte ndërruar jetë, nga mjekët e Emergjences është konstatuar vdekja e personit H. V., femër, lindur me 1977 me banim në Prizren. Policia po heton rastin dhe do të veprohet sipas udhëzimeve të prokurorit” – ka thënë Policia e Kosovës për Klan Kosova.

Lajme të ngjashme