Vdesin dy persona nga Covid në Kosovë, infektohen mbi 600 të tjerë - NACIONALE

Vdesin dy persona nga Covid në Kosovë, infektohen mbi 600 të tjerë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

2 persona kanë vdekur dhe 615 raste pozitive me Covid-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

MSH përmes komunikate për media, ka bërë të ditur se brenda këtyre orëve janë kryer 1 mijë e 465 testime.

Për 24 orë, janë shëruar 285 persona.

Aktualisht, në vendin tonë janë 5 mijë e 687 raste aktive me Covid-19.