Vdes një person që po trajtohej në QKUK pas lëndimeve në një aksident mes veturës dhe trenit - NACIONALE

Vdes një person që po trajtohej në QKUK pas lëndimeve në një aksident mes veturës dhe trenit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një grua e cila po trajtohej në QKUK nga plagët që kishte marrë në aksidentin më 2 nëntor mes veturës dhe trenit në fshatin Pavlan-Pejë.

Policia ka njoftuar se ka ndërruar jetë gruaja që po trajtohej në QKUK.

“Më datë 2 nёntor 2024 rreth orës 10:05, Policia është informuar se në fshatin Pavlan- Pejё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhëtareve dhe njё veture. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit tre (3) persona kanё pësuar lëndime tё rёnda trupore, tё njëjtit janë dërguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekësor, nga aty njëra nga personat e lënduar pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK- Prishtinё. Sot me datё 17.11.2024, Policia ёshtё njoftuar se e lënduara nё kёtё aksident ka ndërruar jetë, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor.” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Lajme të ngjashme