Vdes një person në një aksident mes një veture e një kamioni në rrugën Prishtinë-Ferizaj
Një person ka vdekur në një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar për Nacionalen zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka dhënë detaje për këtë aksident.
“Sot rreth orës 13:15 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person i cili nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.” – ka thënë ajo.