Vdes një person në Drenas – u godit nga vetura - NACIONALE

Vdes një person në Drenas – u godit nga vetura

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pasditen e sotme (30 tetor) si shkak i një aksidenti rrugor ka humbur jetën një person në rrugën Bardh i madh në Drenas të cilin e kishte goditur një veturë.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën Nacionale edhe zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Bardh i madh-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, konfirmoj Ahmeti

Ajo shtoi se vdekjen e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor dhe aktualisht policia ka nisur hetim për zbardhjen e rrethanave.

Lajme të ngjashme