Vdes një person në Bjeshkët e Deçanit - NACIONALE

Vdes një person në Bjeshkët e Deçanit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është ndarë nga jeta në Bjeshkët e Deçanit. Policia e Pejës ka bërë të ditur vdekjen.

Zëdhënësi Fadil Gashi, në një prononcim për Klan Kosova, ka thënë tha se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

“Rasti është lajmëruar mbrëmë në orët e vona nga familjarët se ai kishte dalur edhe nuk ishte kthyer. Menjëherë kërkimi ka nisur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, gjegjësisht policia dhe shoqatat që merren me këtë. Pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot rreth orës 6:00 të mëngjesit”, tha ai.

“Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, shtoi Gashi.

Lajme të ngjashme