Vdes një i moshuar si pasojë e zjarreve në Shqipëri, raportohet situatë alarmante në disa fshatra
Shqipëria ka regjistruar viktimën e parë nga zjarret e këtyre ditëve.
Një 80-vjeçar nga fshati Kullollas i Gramshit ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi.
Sipas Policisë, ai kishte ndezur zjarr në kopshtin e banesës, i cili doli jashtë kontrollit dhe u përhap masivisht në disa fshatra.
Situata në njësinë administrative Skënderbegas është alarmante. Administratori lokal ka konfirmuar se dy fshatra – Kullollas dhe Bletëz – janë djegur plotësisht, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe fshatra të tjerë. Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve në Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.