Vdes një grua në Gjakovë pasi ra në ujë nga “Ura e Mogolicës” - NACIONALE

Vdes një grua në Gjakovë pasi ra në ujë nga “Ura e Mogolicës”

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Një grua në Gjakovë ka vdekur pasi ka rënë nga “Ura e Mogolicës”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë me dije se viktima është e moshës madhore.

‘’Rreth orës 19:55 jemi njoftuar se një grua në moshë madhore kishte rënë në ujë nga e ashtuquajtura “Ura e Moglicës”, në rrugën “Ymer Pula” në Gjakovë. Patrullat policore, së bashku me njësinë e zjarrfikësve dhe ekipin e emergjencës, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku viktima ishte nxjerrë tashmë nga uji. Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas ajo është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Rreth orës 21:30 jemi njoftuar nga spitali se gjendja shëndetësore e viktimës ishte përkeqësuar dhe ajo ka ndërruar jetë.

Aktualisht, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes’’, ka njoftuar Policia.

Lajme të ngjashme