Vdes një burrë në Vushtrri, u godit nga vetura pasi zbriti nga kamioni të rregullonte një ngarkesë në rimorkio
Një burrë ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në Novolan të Vushtrrisë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur kur viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më 09.09.2023 i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK.” – theksohet në raport.
Raporti i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Novolan, Vushtrri 08.09.2023 – 09:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje. Aksidenti ka ndodhur kur viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më 09.09.2023 i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
