Vdes në moshë të re reperi kosovar, Arlind Gjikolli - Gjikla - NACIONALE

Vdes në moshë të re reperi kosovar, Arlind Gjikolli - Gjikla

3 muaj më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ka vdekur në moshë të re reperi i njohur kosovar, Arlind Gjikolli - Gjikla.

Ish-anëtari i bendit WNC nga Peja, viteve të fundit ka ushtruar edhe detyrën e Drejtorit Operacional në Telegrafi.

Lajmin e kobshëm e konfiruan të afërmit përmes rrjeteve sociale.

Ai ndërroi jetë nga një sëmundje e shkurtër, me të cilën u përballë kohëve të fundit.

Shoqëria dhe fanatikët e muzikës së tij vërshuan në rrjetet sociale me ngushëllime për familjen e të ndjerit.

Kujtojmë se njëra prej këngëve më të pëlqyera për publikun ishte ajo: "Çka kom pas"

Lajme të ngjashme