Vdes fëmija që ishte shpallur i zhdukur, nuk arriti të mbijetojë pas nxjerrjes nga lumi
Ka përfunduar me fatalitet ngjarja e rëndë në Gadime, ku nxënësi Zejn Zejnullahu, i cili ishte raportuar i zhdukur gjatë ditës, ka ndërruar jetë pas gjetjes së tij në lumin e fshatit.
Përkundër përpjekjeve të banorëve dhe ekipeve mjekësore për t’i shpëtuar jetën, i riu nuk ka arritur të mbijetojë. Lajmin e hidhur e kanë konfirmuar të afërmit dhe banorët që asistuan në vendin e ngjarjes.
“Pas një përpjekje të madhe që ju afruam ne, vendasit dhe mjekët, nxënësi jonë, Zejna nuk arriti të shpëtojë. Lusim Zotin e madh të mos ketë këso raste. Ngushëllime familjes!” shkroi Driton Shabi në Facebook.