Vdekja e dy të rinjve në vetaksident në Vushtrri, dyshohet se njëri nga ta kishte publikuar video duke vozitur 230 km/h - NACIONALE

Vdekja e dy të rinjve në vetaksident në Vushtrri, dyshohet se njëri nga ta kishte publikuar video duke vozitur 230 km/h

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një 17 vjeçar dhe një 19 vjeçar kanë ndërruar jetë të mërkurën në mbrëmje si pasojë e një vetaksidenti në trafik afër Vushtrrisë.

Vetaksidenti ka ndodhur në rrugën Smrekonicë - Gojëbulë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 22 ka ndodhur një aksident me fatalitet në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë përkatësisht në rrugën transitore Smrekonicë – Gojëbulë ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Policia njofton se viktimat janë të moshës 19 përkatësisht 17 vjeçare ku njëri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa viktimia tjetër është dërguar në spitalin e Vushtrrisë mirëpo si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor.”, thuhet nga policia.

Ndërkohë mediet kanë publikuar disa pamje të dy të rinjve ku shiheshin ditë më parë duke vozituar më shpejtësi marramendëse.

Në këto video, të publikuar në Tik-Tok, shihet shpejtësia deri në 230 kilometra në orë.

Lajme të ngjashme