Vdekja e çiftit në Bjeshkët e Junikut: Dyshohet se shkaktar është rryma
Rryma dyshohet të ketë qenë shkaktar për humbjen e jetës së dy personave në Bjeshkët e Junikut.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 11:30, stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut dy persona kanë vdekur. Njësitet kompetente menjëherë janë nisur në atë drejtim bashkë me mjekun kujdestar. Me të arritur kanë hasur në dy viktima. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dyshohet se shkaktar ka qenë energjia elektrike.”, kanë thënë ata.