Vdekja e 34-vjeçares në hotel, Prokuroria thotë se po e presin raportin e autopsisë: Po vazhdon hetimi
Dje u njoftua se Artila Kameri ndërroi jetë, pasi ra nga kati i dytë i një hoteli në Graçanicë.
Në lidhje me vdekje ne 34-vjeçares, sot është deklaruar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Në një prononcim për “Insajder”-in, prokuroria ka deklaruar se po e presin raportin e autopsisë dhe se rastin është nisur për “hetim mbi vdekjen”.
“Ju njoftojmë se Prokuroria e Prishtinës është në pritje të raportit të autopsisë dhe të gjeturave nga hetimet e ndërmarra, andaj në këtë fazë nuk mund të japim detaje të tjera nga ky rast“, tha Ulaj për “Insajderin”.
“Rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen” dhe po vazhdon të hetohet në koordinim me policinë“, pohoi Ulaj.