Vazhdon protesta për 11-vjeçaren të hënën
Organizatat jo-qeveritare Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj kanë bërë të ditur se protesta për 11-vjeçaren e dhunuar nga pesë të dyshuar do të vazhdojë sërish të hënën.
Një gjë e tillë është bërë e ditur me anë të një komunikate për media, teksa thuhet se nga pesë kërkesat që do të parashtrohen në protestë do të jenë, si vijojnë: legalizimi e përdorimi dhe shpërndarja e gazit irritues për vetëmbrojtje, shkarkimi i zyrtarëve policorë përgjegjës për rastin e përdhunimit të së miturës, krijimi i një njësiti special për dhunë seksuale në Polici, siguri, drejtësi dhe rehabilitim për të mbijetuarat e dhunës seksuale dhe futja e lëndës së edukatës seksuale në shkolla.
“Ju njoftojmë se të hënën do të vazhdojë protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj. Protesta do të mbahet duke filluar nga ora 12:00 para ndërtesës së Qeverisë”, njoftohet në komunikatë.