Vazhdon dhuna në basket, tifozët e Bashkimit sulmojnë ekipin e Trepçës
Dhuna në basketbollin e Kosovës është duke vazhduar, këtë herë në ndeshjen mes Bashkimit dhe Trepçës.
Ishin tifozët mysafirë që në 10 sekondat e fundit të ndeshjes kanë sulmuar fizikisht ekipin mitrovicas gjatë kohës kur ishte thirrur një “time-out”.
Njëri prej tyre ka goditur me shishe në kokë trajnerin mitrovicas, kësisoj ndeshja është ndërprerë.
Gjyqtarët kanë kërkuar që të largohen të gjithë nga palestra në mënyrë që të përfundojnë këta sekondat e mbetura.
Rezultati ishte 83:85 para se të ndodhte ky incident.