Vazhdojnë sulmet me raketa ruse në Zaporizhzhia - NACIONALE

Vazhdojnë sulmet me raketa ruse në Zaporizhzhia

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Mëngjesin e së enjtes, Zaporizhzhia u trondit nga një seri shpërthimesh të mëdha.

Duke njoftuar për të paktën dy viktima, autoritetet lokale thanë se ndërtesat e banimit janë goditur nga shtatë raketa ruse dhe se ka ende njerëz nën rrënoja.

Ndërkohë, guvernatori i qytetit u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në strehimore, ndërsa ka njoftuar për shpërthime të reja.

Sulmet e fundit ruse, vijnë në një kohë kur ushtria ukrainase ka bërë përparime të mëdha në dy fronte, në lindje dhe jug. E skenat si kjo në Zaporizhzhia duket se janë kujtesë e ashpër e aftësisë së Rusisë për të goditur pa dallim.

Lajme të ngjashme