Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e kosovarit që ra aksidentalisht në lumin Buna
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke vazhduar kërkimin e një kosovarit, që raportohet se ka rënë në lumin Buna.
FSK është duke bashkëpunuar ngushtë me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me qëllim gjetjen e qytetarit që ka rënë aksidentalisht në lumin Buna.
“Po vazhdon operacioni i Kërkim Shpëtimit në lumin Buna në Republikën e Shqipërisë, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me qëllim kërkimin dhe gjetejen e qytetarit nga Kosova i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna.” – thuhet në njoftimin e FSK.