Vatikani dënon sulmet ruse në Ukrainë: Akte të papranueshme - NACIONALE

Vatikani dënon sulmet ruse në Ukrainë: Akte të papranueshme

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Papa Françesku ka dënuar të mërkurën “bombardimet e pamëshirshme” të qyteteve të Ukrainës nga Rusia, dhe ka bërë thirrje për “ata që kanë fatin e luftës në duar” që të ndalojnë.

Sipas The Guardian, Papa ka thënë se, “zemra ime është gjithmonë e kthyer nga populli i Ukrainës, veçanërisht ata që jetojnë në vendet e goditura nga bombardimet”.

Papa po ashtu është lutur për një ndërmjetësim që “të ndryshojë zemrat e atyre që kanë fatin e luftës në duart e tyre, në mënyrë që të ndalojnë valën e dhunës dhe të rindërtojnë bashëjetesë paqësore”.

Pas Papës, ka reaguar edhe numri dy i Vatikanit, sekretari i shtetit, kardinali Pietro Parolin. I pyetur nëse sulmet mund të konsiderohen krime lufte, ai tha se nuk ishte i kualifikuar për të bërë një gjykim të tillë teknik dhe juridik, por tha se janë akte të papranueshme.

“Sigurisht që janë akte të papranueshme që thërrasin hakmarrje përpara Zotit dhe njerëzimit, sepse bombardimi i civilëve të paarmatosur është jashtë çdo logjike. Është për t'u dënuar plotësisht," është shprehur Parolin.

Lajme të ngjashme