“Varfërimi i fëmijve”, Murati tregon se çka e pyeti UNDP-në: Çfarë metodologjie keni përdorur?
Hekuran Murati, ministër i Ministrisë së Financave, ka folur në Kuvendin e Kosovës, ku ka përmendur edhe një raport të UNDP-së, i cili deklaronte se pas Ukrainës, Kosova do të jetë vendi i dytë me numrin më të madh të fëmijve që do të rrëshqasin në varfëri.
“Por pastaj jemi te keqcitimet dhe interpretimet e raporteve të caktume, siç është p.sh. raporti i UNDP-së, i cili edhe vitin e kaluar ka dal me një konstatim që pas Ukrainës, Republika e Kosovës do të jetë vendi i dytë me numrin më të madh të fëmijve që do të rëshqasin në varfëri.” – deklaroi ministri Murati, transmeton Nacionale.
Në Kuvendin e Kosovës, Murati tregoi se i ka shkruar UNDP-së në lidhje me gjetjet e raportit.
“Dhe ju kam dëgju si opozitë t’u e citu atë raport dhe jam interesu dhe kam kërku sqarim prej vet UNDP-së. Kam kërku çfarë metodologjie kanë përdorë me ardh në një konstatim të tillë. Edhe a e dini çfarë, ka qenë një përllogaritje, një model ekonomik nga zyrja, i cili ka marrë për bazë disa për bazë disa parametra të një studimi ekonomik, por pa bërë asnjë hulumtim në terren dhe pa përfshirë asnjë politikë të Qeverisë që ishte ndërmarrë” – deklaroi ai.