Vance: ShBA-ja e gatshme të “transformojë rrënjësisht” marrëdhëniet me Iranin - NACIONALE

Vance: ShBA-ja e gatshme të “transformojë rrënjësisht” marrëdhëniet me Iranin

6 orë më parë

nga NACIONALE

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të hapin një faqe të re në marrëdhëniet me Iranin, përpara një takimi të nivelit të lartë mes dy vendeve, raportoi CNN.

Sipas Vance, udhëheqja amerikane dhe ajo iraniane nuk janë takuar më parë në një nivel kaq të lartë. Ai tha se presidenti amerikan ka kërkuar që Uashingtoni të synojë transformimin e marrëdhënieve me popullin iranian dhe t’i ofrojë Iranit një mundësi të re bashkëpunimi.

Vance shtoi se një ndryshim i tillë do të ishte i mundur nëse udhëheqja iraniane heq dorë nga roli destabilizues në rajon dhe nga ambiciet afatgjata për armë bërthamore.

Ai tha se transformimi rrënjësor i marrëdhënieve me Iranin mbetet qëllimi i Shteteve të Bashkuara, sipas CNN.

Lajme të ngjashme