Valon Syla tallet me Mefail Bajqinovcin që pozoi me snajperë: Gjeneratë “pam-pam” ishit kanë - NACIONALE

Valon Syla tallet me Mefail Bajqinovcin që pozoi me snajperë: Gjeneratë “pam-pam” ishit kanë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Valon Syla ka qeshur me deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovcin, pasi ky i fundit ka realizuar një fotografi me dy snajperë.

Nuk dihet ku dhe kur është realizuar fotografia e publikuar nga Syla, meqë vetë Bajqinovci nuk e ka postuar në rrjete sociale.

Megjithatë, Syla ka thënë për të se është gjeneratë “pam-pam” ose “malinato”

“O diça bre... Marova. Malinato ose Pam-Pam gjeneratë ishin kon” – shkruan Syla në Facebook.