Valës i humbin valët - qytetarët ankohen që nuk po mund të bëjnë thirrje telefonike
Shumë qytetarë përdoruese të operatorit telefonik “VALA”, janë duke u ankuar se nuk po kanë “valë”, pra për shkak të problemeve që raportohet se i ka Telekomi i Kosovës.
Në faqen e “VALA” në Facebook, disa qytetarë kanë komentuar, duke kërkuar përgjegjësi se pse atyre nuk po i bëjnë thirrjet telefonike dhe ku qëndron problemi.

“Kartela me pare spo bojm valë.” – ka komentuar një qytetar.
“Pse skam rrjet me thirr najkand.” – është një tjetër koment që qytetarët e kanë lënë në postimin ku Vala krenohet me uljen e tarifave për roaming.
Në ndërkohë, Nacionale i ka dërguar pyetje edhe Valës për të kuptuar se pse nuk ka “valë” dhe i ka pyetur ata që pse nuk është bërë ndonjë paralajmërim se mund të ketë prishje të rrjetit, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.
Më poshtë gjeni komentet e qytetarëve:
