Vaki kosovare, burri nga Drenasi deshi t’i djegë mbeturinat, por ia kalli oborrin fqinjit të tij
Një 36-vjeçar në Drenas, ia ka vëne flakën mbeturinave, mirëpo zjarri ka përfshirë edhe oborrin e fqinjit të tij.
Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktimës i janë dëmtuar disa pemë dhe bari i oborrit.
Njësitet e zjarrfikësve kanë intervenuar shpejtë dhe kanë arritur ta ndalin zjarrin për të mos u shpërndarë tutje deri tek shtëpia e viktimës.