"Uzurpator, hajdut": Opozita përplaset me Thaçin e VV-së - NACIONALE

"Uzurpator, hajdut": Opozita përplaset me Thaçin e VV-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006 në të cilën është ftuar kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi për të dëshmuar.

Siç shihet edhe në pamjet e Kallxo.com gjatë diskutimit, në këtë mbledhje ka ndodhur një përplasje në mes të deputetëve të opozitës me Halil Thaçin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e ka quajtur uzurpartor, e duke i thënë që ai nuk është dashur që të jetë në këtë komision.

Ti je uzurpator. Me letra. I kemi raportet, ti je uzurpator. Ti nuk është dashtë me qenë në Komision”, i është drejtuar Zemaj Thaçit.

Tutje, Thaçi i është kundërpërgjigjur Zemajt duke i thënë se ështës shpifës.

Ti je shpifës, po shpif”, i është kundërpërgjigur Thaçi Zemajt.

Përveç Zemajt, akuza të tilla mori edhe nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa. Ai e ka quajtur Thaçin si ‘uzurpator dhe hajdut’.

Ti je uzurpator. Ti je hajdut. Le mos ta ni zonin. Biznesin me serbë”, i ka thënë Beqa.

Lajme të ngjashme