Ushtria izraelite thotë se ka vrarë dy komandantë të Hamasit në Gaza
Ushtria izraelite tha të enjten se përmes sulmeve ajrore ka vrarë dy komandantë të Hamasit në Rripin e Gazës.
Nga njëri sulm në kampin Shati të qytetit Gaza u vra Bilal Ibrahim Saleh Raqi’i, i identifikuar nga ushtria izraelite si komandant në njësitin e Hamasit kundër tankeve, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Nga një sulm tjetër në qytetin Khan Younis u vra Azzam Rifaat Abd Abadala, për të cilin ushtria tha se shërbente në Brigadën Khan Younis të Hamasit.
Ushtria izraelite i justifikoi sulmet në kohë armëpushimi duke thënë se këta operativë rishtazi i kishin avancuar sulmet ndaj trupave dhe civilëve izraelitë si dhe kishin vepruar për t’i rikthyer kapacitetet e Hamasit, “ndërkohë duke e shkelur armëpushimin vazhdimisht”.
Më tej, ushtria tha se këto sulme “u kryen për ta larguar kërcënimin”.
בעת האחרונה, המחבלים קידמו מתווי טרור נגד כוחות צה”ל ואזרחי מדינת ישראל ופעלו לשיקום יכולות הארגון, תוך הפרה שיטתית של הפסקת האש. התקיפה בוצעה במטרה להסיר את האיום.
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) August 27, 2026
כוחות צה"ל בפיקוד הדרום פרוסים במרחב בהתאם להסכם וימשיכו לפעול להסרת כל איום מיידי pic.twitter.com/OhDKmElD3a