Ushtarëve amerikanë në Gjermani u ndalohet alkooli, të dehur vozitën motoçikleta - NACIONALE

Ushtarëve amerikanë në Gjermani u ndalohet alkooli, të dehur vozitën motoçikleta

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një brigadë e ushtarëve amerikanë janë mbyllur në bazë gjatë mbrëmjeve dhe përkohësisht u është ndaluar konsumimi i alkoolit, pasi pesë trupa u akuzuan për vozitje të motoçikletave nën ndikimin e alkoolit gjatë festimit të përvjetorit të pavarësisë së ShBA-së.

Pesë ushtarët ishin së bashku në fundjavën festive, kur u akuzuan se e kishin kaluar kufirin e alkoolit, sipas zëdhënësit të ushtrisë amerikane në Evropë, John Tomassi. Ai tha se ushtria është duke e hetuar incidentin.

Njësiti në të cilin bëjnë pjesë këta ushtarë u dërgua në Gjermani dimrin e kaluar si pjesë e nismës së ShBA-së për ta garantuar sigurinë e aleatëve në Evropën Lindore për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Udhëheqësit e brigadës morën masa disiplinore ndaj ushtarëve për t’u siguruar që ushtarët t’i kuptojnë rregullat e vendit pritës, tha Tomassi.

Konsumimi i alkoolit nga ushtarët është cilësuar çështje e rëndësishme në ushtri me vite për shkak të shqetësimit se kjo mund të çojë në shkelje të sjelljes nga ushtarët brenda dhe jashtë bazave.

Lajme të ngjashme