Ushtarët rusë që refuzojnë të luftojnë në Ukrainë përballen me 10 vjet burg - NACIONALE

Ushtarët rusë që refuzojnë të luftojnë në Ukrainë përballen me 10 vjet burg

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ushtarët rusë që dezertojnë, refuzojnë të luftojnë, nuk i binden urdhrave ose i dorëzohen armikut, tani përballen me 10 vjet burg.

Kujtojmë se, Putin nënshkroi ligjin që sjell dënime më të ashpra për ushtarët, e sipas mediave ruse ky ligj u miratua të shtunën nga dhomat e parlamentit.

Sipas ligjit të mëparshëm, ushtarët dezertues përballeshin me pesë vjet burg, por pas raporteve se disa ushtarë rusë në Ukrainë kanë refuzuar të luftojnë si dhe pas ikjeve të rekrutëve nga vendi qe duan të shmangin dërgimin në vijën e parë, masa e dënimit tani ka shkuar në 10 vjet burg.

Lajme të ngjashme